Në Kukës pritet të mbërrijnë 250 mjekë e personel shëndetësor i Kosovës ku do t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit gjatë ditës së sotme.
Abcnews.al mëson se ky proces do të bëhet në ambientet e pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina”. Njësia vendore e shëndetësisë ka nisur nga puna për përgatitjen e ambienteve.
Vaksinimi i personelit mjekësor të Kosovës në Kukës do të ndiqet nga afër edhe nga kryeministri Edi Rama.
Lexo edhe: Shqipëria do të vaksinojë 500 mjekë e infermierë të Kosovës
Në total janë 500 mjekë dhe infermierë që do të marrin dozën në Kukës. Ndërkohë, sot pritet të vaksinohet gjysma, dhe pjesa tjetër në ditët në vijim. g.v//abcnews.al