Nis vaksinimi falas kundër gripit/ Rama: Janë shpërndarë 280,000 doza në të gjithë vendin

schedule15:03 - 7 Tetor, 2024

schedule 15:03 - 7 Tetor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se këtë të hënë ka nisur vaksinimi falas kundër gripit në të gjithë vendin vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se 280,000 doza janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe vaksina ofrohet falas.

“Nga sot, në çdo Qendër Shëndetësore të vendit ka nisur vaksinimi falas kundër gripit, si mbrojtja më e mirë që mund të kemi kundër virozave të stinës, veçanërisht për grupet më të rrezikuara.

280,000 doza janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe vaksina ofrohet falas.

Vaksinohuni tani dhe përgatituni për një dimër të shëndetshëm, larg virozave”, ka shkruar Rama.

/abcnews.al