Nis sot viti i ri akademik në Shqipëri

schedule08:48 - 2 Tetor, 2023

schedule 08:48 - 2 Tetor, 2023

SHQIPËRI- Në të gjitha universitet e Shqipërisë nis sot viti i ri akademik. Sipas të dhënave janë rreth 20 mijë studentë, të cilët ulen për herë të parë në auditorët e universiteteve.

Studentët këtë vit u regjistruan në dy raunde. Raundi i parë u zhvillua nga data 29 -11 shtator, ndërsa raundi i dytë deri në 21 shtator.

Regjistrimi u krye online për dy raundet e para. Kurse në programet e studimit ku mbetën kuota të lira pranimi, kandidatët që aplikuan në U-Albania u regjistruan drejtpërdrejt në universitete deri në plotësimin e të gjitha kuotave.