Nis sot vaksinimi masiv për grupmoshën +18 vjeç, apeli i ministres

schedule08:32 - 19 Korrik, 2021

schedule 08:32 - 19 Korrik, 2021

Nga sot do të nisë në vendin tonë java e hapur e vaksinimit për grupmoshën +18 vjeç në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri apel që çdo qytetar që i përket kësaj grupmoshe të drejtohet në çdo qendër shëndetësore apo vaksinimi në vend.

“Nis sot java e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç. Me kartën e identitetit mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid”, shkruan ministrja.

Përgjatë ditëve të fundit numri i rasteve të vendin tonë ka pësuar një rritje. Një ditë më parë u konstatuan 21 raste të reja. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!