Janë rreth 900 mijë përfitues që do të marin shtesë të pensioneve prej indeksimit pasi Qeveria vendosi të përshpejtoj miratimin e indeksimit si pasojë e efekteve të luftës në lindjen e mesme e cila shkaktoi rritje të çmimeve. Shtesa do të varet nga niveli i pensionit që përfitohet.Një individ që merr një pension prej 10 mijë lekësh në muaj do të përfitoj një shtesë prej 270 lekësh ndërsa një individ që përfiton një pension prej 50 mijë lekësh shtesa arrin në 1 mijë e 350 lekësh.
Ndërkohë një tjetër shtesë do të jetë edhe Bonusi I verës me vlerë 5 mijë lekë I cili do të tërhiqet së bashku me pensionin në të gjitha sportelet e postës shqiptare .Ndërsa ata pensionistë që e marin pensionin në bankë do tju kalojë automatikisht.Pensionistët kanë afat 6 muaj për të përfituar bonusit në të kundërt ai digjet. Personat, që përfitojnë bonus janë të gjitha kategoritë duke përfshirë ata që marin një pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar, pension social, apo Personat, që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.Janë rreth 40 mijë pensionistë që e marrin pensionin më 1 korrik dhe që do të përfitojnë edhe bonusin e verës.të drejtën për të përfituar shpërblimin në masën e përcaktuar kanë edhe ata persona, që kanë mbushur moshën e përfitimit të pensionit deri në datën 30.6.20263 Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 3.9 miliardë lekë



