Nis shiu në Kukës, izolohet vatra e zjarrit në Majën e Rrunës

schedule08:42 - 25 Gusht, 2021

schedule 08:42 - 25 Gusht, 2021

Në Kukës kanë nisur reshjet e para të shiut dhe pritet që të ndihmojnë forcat në terren për shuarjen e vatrave të zjarrit. Mbrojtja Civile në Prefekturën e Kukësit njofton se vatra e zjarrit e rënë tek Maja e Rrunës është izoluar.

Për mbajtjen nën kontroll e monitorim të saj janë angazhuar 10 forca zjarrfikëse. Ndërsa 30 forca të DMR-së Burrel  dhe nga Tirana janë angazhuar për mbajtjen nën monitorim të vatrës së zjarrit te Laku i Thive.

Po ashtu, njoftohet se vatra e zjarrit e ardhur nga territori i bashkisë Fusharz në vendin e quajtur Maja e Zezë vazhdon të jetë  aktive. Situata në bashkinë Tropojë dhe Has është e qetë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!