Nis seanca për qeverinë e Hotit, Vjosa Osmani nuk është e pranishme

schedule11:49 - 3 Qershor, 2020

schedule 11:49 - 3 Qershor, 2020

Ka nisur seanca për votimin e qeverisë së re të Kosovës me në krye Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratik.

Seanca është duke u udhëhequr nga Kujtim Shala, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e LDK-së pasi Vjosa Osmani dhe nënkryetarja Alberie Nagavci nuk janë në sallë.

Qeveria në krye me Albin Kurtin është rrëzuar pas mocionit të mosbesimit që erdhi si rrjedhojë e shkarkimit të Agim Veliut nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme.

Pas mocionit, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar disa herë nga Vetëvendosje të propozojnë një emër për mandatar. Pasi që LVV-ja nuk e dorëzoi një emër te i pari i shtetit, presidenti këtë të drejtë ia kaloi partisë së dytë të dalë nga zgjedhjet.

LDK-ja ka propozuar për kryeministër, Avdullah Hotin, derisa ka lidhur marrëveshje koalicioni me AAK-në, Nismën, minoritetet e Listën Serbe. /abcnews.al