Nis rikonstruksioni i hekurudhës së rrënuar Fier – Vlorë

schedule13:01 - 17 Janar, 2018

schedule 13:01 - 17 Janar, 2018

Hekurudha Fier-Vlorë po rindërtohet dhe së shpejti pritet të nisë udhëtimi me tren. Kjo hekurudhë është demtuar e gjitha gjatë 25 viteve të fundit.

Sirenat dhe tingujt e trenit në ecje kanë vite që nuk dëgjohen më në Fier.

Stacioni i trenit është në prag të rikonstruksionit e bashkë me të edhe 33 km hekurudhë deri në Vlorë. Përpara kësaj linja u rrënua per 25 vjet, trenat u zhdukën dhe hekurudha u shndërrua në relike.

Qytetarëve heshjta u kujton mungesën e një shërbimi të këndshëm të transportit publik. Nostalgjia për udhëtimin me tren nuk është vetëm çështje romanticizmi por edhe leverdie ekonomike.

Në çdo traversë ka një pyetje retorike. Si u zhduk treni?

Rikonstruksioni i nisur 6 muaj më parë konsiston në ndërtimin nga e para të hekurudhës. Pamja e segmenteve të rindërtuara premton se trenat do të kalojnë së shpejti.

Eshtë një investim që po e shndërron këtë linjë hekurudhore në nyje të rëndësishme transporti mallrash dhe pasagjerësh.

Traversat 50 vjecare të drurit po zëvendësohen me traversa betoni. Përpara kësaj firma zbatuese e punimeve kreu pastrimin e plotë të linjës nga mbetjet që bllokonin dhe linin nën ujë segmente të tëra, urat dhe nënkalimet.

Linja hekurudhore Fier – Vlorë u inaguarua si pjesë e hekurudhës Shkodër – Vlorë në vitin 1968. Pas viteve ‘90 mirëmbajtja e hekurudhës u la pas dore, duke çuar në degradimit e plotë të këtij shërbimi./abcnews.al

Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!