Nis rehabilitimi i urës në Zharrëz të Fierit

schedule15:30 - 17 Tetor, 2018

schedule 15:30 - 17 Tetor, 2018

Ura në fshatin Zharrëz të Fierit është një nga më të frikshmet, pasi aty kanë ndodhur shumë aksidente. Ajo është e dëmtuar dhe pa asnjë sinjalistikë, apo masë mbrojtëse. Bashkia e Patosit ka nisur punën për rehabilitimin e saj.

Të kalosh mbi këtë urë nuk kërkon vetëm kujdes por edhe zemër të fortë.  Për banorët e Zharrëzës është e vetmja mënyrë kalimi nga njëra anë e fshatit në tjetrën.

Ura ndodhet në mes të fshatit dhe ky i fundit përgjatë një rruge me frekuentim të lartë automjetesh. Për Bashkinë e Patosit ndërtimi i kalimeve anësore është çështje urgjente, ndaj po e realizon këtë me fondet e veta.

Përgjegjësi i punimeve: Është përgatitur bazamenti. Janë hedhur bazat dhe do vijnë, do saldohen. Kjo bëhet njëherë dhe shpëtojnë të gjithë kalimtarët dhe nxënësit e shkollave.

Hapësira e ngushtë dhe kthesa e dyfishte e bëjnë këtë pikë të rrugës Fier-Berat një skenë të tmerrshme aksidentesh, ku banorët janë edhe dëshmitarë edhe të kërcënuar direkt.

“Kthesa është shumë e rrezikshme, është kthesë e dyfishtë dhe këtu kanë vdekur shumë”.

Me një gjatësi prej 30 metrash ura e zharrëzës ndodhet mbi një përrua. Me kthesë të dyfishtë dhe pa sinjalistike dalluese në dy anët e saj, kjo nyje e rëndësishme lidhëse është kurth vdekjeprurës për drejtues mjetesh dhe këmbësore.

Kalimet anësore po ndërtohen në formë trotuarësh në të dyja anët e saj, çka eleminon rrezikun për banorët e zonës. Projekti i bashkisë së Patosit parashikon edhe ndriçim dhe sinjalistikë. /abcnews.al

Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!