Tryeza për Reformën Zgjedhore, largohen deputetët e opozitës

schedule11:10 - 25 Shtator, 2019

schedule 11:10 - 25 Shtator, 2019

Deputetët e opozitës parlamentare u larguan nga tryeza që u organizua ditën e sotme për reformën zgjedhore. Më herët gjatë takimit u larguan edhe përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare.

Në tryezë ishin pjesë parti politike brenda dhe jashtë parlamentit. Kjo ishte hera e parë që prej Shkurtit që Partia Demokratike dhe Partia Socialiste u ulën në një tryezë së bashku.

Një ditë më parë, opozita vendosi që të përfaqësohet në nivel teknik në këtë mbledhje. Në këtë mënyrë, Partia Demokratike përfaqësohet në tryezë nga sekretari i saj për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, LSI përfaqësohet me përfaqësuesin e saj për çështjet zgjedhore, Muharrem Cakajn dhe Partia Republikane me Sekretarin e Përgjithshëm, Arian Madhi.

Në tryezë marrin pjesë ekspertë të ndryshëm të çështjeve zgjedhore ndërkombëtar dhe vendas e po ashtu edhe anëtarët e KQZ-së. Iniciativa për tryezën erdhi javën e kaluar nga prezenca e OSBE në Shqipëri dhe dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm parlamentar të Reformës Zgjedhore Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri./abcnews.al