Nis punën misioni i BE, Frontex në Shqipëri

schedule11:43 - 21 Maj, 2019

schedule 11:43 - 21 Maj, 2019

Agjencia Evropiane e Rojave Kufitare dhe Bregdetare, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, do të nisë sot operacionin e saj të parë të përbashkët në Shqipëri duke shënuar një fazë të re për bashkëpunimin kufitar midis BE-së dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor me qëllim luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar.

Në fjalën e tij Drejtorit Ekzekutiv i Frontex-it Fabrice Leggeri shprehu besimin se Shqipëria do ta kryejë këtë punë me besim dhe krenari për ta bërë Evropën më të sigurtë.

“Ju do jeni rojet  e para evropiane që do punoni me kolegët shqiptarë për ta bërë Evropën më të sigurtë. Ju vishni uniformat evropiane dhe përfaqësoni vendin tuaj dhe BE. Jam krenar për ju dhe kam besim te ju se do ta kryeni punën me krenari.  Zoti Rama, Lleshaj dhe të gjithë ju që keni punuar ju falenderoj që jeni me ne për të na ndihmuar për të shënuar, këtë ditë të veçantë”.

Nga ana e tij ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj theksoi se zbatimi i marrëveshjes do të ndihmojë në rritjen e standardeve të reja në kontrollin e gjelbër kufitar për të parandaluar migrimin e paligjshëm dhe krimin e organizuar.

“Shteti ynë lindi si projekt shqiptar dhe evropian me gjithë turbulencën historike, qasja europiane ka mbetur e paprekur dhe marrëveshja është po aq tipike, e para e këtij lloji që BE nënshkruan me një vend jo anëtar. Marrëveshja që u ratifikua shkurt fillon sot zbatimin në terren në operacionin e përbashkët. Rojet evropiane do tub patrullojnë sëbashku me gjithë elementët, do ndihmojnë për standardet e reja si në kontrollin e gjelbër dhe kalimin kufitar.  

Kurba e rritjes që hyjnë e dalin vijon një tendencë të pandalur, rritje nga 9 mln në 2008 në 23 mln në fund të 2018. Kjo rritje vijon të njëjtën ntendecë dhe gjatë këtj viti. Është shënuar dhe rritje e migrantëve të parregullt që e përdorinn Shqipërinë si vend tranzit drejt BE në 2018. Ky numër u rrit me 6 herë dhe gjatë këtij viti është në rritje”.

Eurokomisioneri i BE-së për emigracionin Dimitris Avramaopoplus në fjalën e tij theksoi se Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor me të cilin BE po shkon përpara me këtë kapitull të ri të menaxhimit të kufirit. Sipas tij ky mund të jetë krenari si për Shqipërinë e BE dhe hap i rëndësishëm që na bashkon më shumë , ndërsa është fakt si nata me ditën krahasuar me 3 vjet më parë por duhet të jemi vigjilentë.

“Është operacioni i parë në botë me një vend jo shtet anëtar i BE. Pra zoti Kryeministër sot do të nisim dhe do prezantojmë skuadrat bregdetare që do disklkohen në një vend jo anëtar të BE. Kjo jo vetëm shënon një fazë të re, por është një hap përpara drejt operacionalizimit të agjensisë. Mënyra e vetme për të adresuar migracionin dhe sfidat e sigurisë që mund të përballim në vijim është që të punojmë së bashku si fqinj dhe partnerë ajo që ndodh prek BE dhe anasjelltas. Qasja e përbashkët e menaxhimit të kufirt është qasje për menaxhimin e emigracionit, se siguria është në qendër të vëmendjes sonë.

Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor me të cilin BE po shkon përpara me këtë kapitull të ri të menaxhimit të kufirit ky mund të jetë krenari si për Shqipërinë e BE dhe hap i rëndësishëm që na bashkon më shumë . Është fakt si nata me ditën krahasuar me 3 vjet më parë por duhet të jemi vigjilentë.

Lëvizja pa viza është arritje madhore që sjell të mira për të gjitha palët ndaj duhrt ta ruajmë. Rojet do të jenë të afta për kontrolle e vëzhgime për të parandaluar dhe luftuar kriminalitetin kufitar. por Shqipëria mbetet përgjegjëse për ruajtjen e kufirit të saj.

Prioriteti kyç është që të kemi marrëdhënie të afërta me fqinjët. Kjo ju përfsihn ju qytetarë dhe kolegë shqiptarë. Sfidat dhe sprovat i kemi të përbashkëta. Përparimi që demonstrojmë është provë për të na bashkaur më shumë e më të fortë në unitet.

Gjithmonë kam dashur ta shoh Shqipërinë më afër Evropës”.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama theksoi se me këtë marrëveshje Shqipëria kthehet në kontributor tëdrejpërdrejt të luftës kundër krimti të organizuar. E vendos Shqipërinë në pozicion më të veçantë sesa sot si në aspektin e dhënies së kontributit dhe përfitimit të drejpërdrejt nga pjesëmarrja në këtë projekt.

“Prania juaj në Tiranë në këtë moment të rëndësishëm të marrëveshjes është për ne shumë domethënënse si tregues i vëmëndjes dhe mbështetje të BE ndaj Shqipërisë dhe përmbushjes së rolit tonë si vend kandidat i BE me ambicie për të qenë nesër anëtar i BE dhe për faktin se falë jush ne do jemi në gjendje t’itregojmë gjithë miqve e partnerëve edhe më shumë fakte dhe prova të pakundërshtueshme në shprehjen ne vullnetit tonë të palëkundur për të qenë në këtë copëz të Europës një partner i besueshëm në një vend tërësisht të besueshëm dhe në aspektin e kësaj sfide të madhe.

Nisja e zbatimit të këtij projekti që e bën Shqipërinë të jetë vendi i parë përbën një arsye për të qenë të vetëdijshëm sesa e rëndësishme është të kemi sukses dhe në funksion të zgjerimit të projektit

Me këtë marrëveshje Shqipëria kthehet në kontributor të drejtpërdrejt në luftën kundër krimit të organizuar, e vendos Shqipërinë në pozicion më të veçantë sesa sot si në aspektin e dhënies së kontributit dhe përfitimit të drejtpërdrejt nga pjesëmarrja në këtë projekt”. /abcnews.al