Nis punën interkonjeksioni me Kosovën, Balluku: Kjo linjë do të rrisë sigurinë energjitike për vendin

schedule16:02 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 16:02 - 14 Dhjetor, 2020

Shqipëria dhe Kosova do të mund të shkëmbejë energji elektrike në pikun e prodhimit.Kjo falë vendosjes në punë të linjës 400 kë të linjës së interkonjeksionit  midis dy vendeve.

Ky projekt kishte mbetur pezull për  4 vite shkak  të  vetos së vendosur nga Serbia. Për kryeministrin vënia në punë e këtij projekti ka ardhur falë Shengenit.

Shengeni rajonal nuk është dorëzim i asnjë pavarësie, por është fuqizim i çdo pavarësie dhe sovranitetit. Ky projekt është shëmbëlltyre e vënies në shfrytëzim i kapaciteteve të sovranitetit dhe pavarësisë së të dy shteteve”, është shprehur Rama.

Për ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë shkëmbimi i energjisë midis dy vendeve do të rrisë sigurinë energjitike.

“Kjo s’është diçka që me ndërtimin e Skavicës dhe të parqeve energjitike të tjera do të na japë ne mundësinë për të tregtuar energjinë e prodhuar në vend dhe balancuar në të ardhmen të gjithë rezerva tona”, ka thënë Balluku.

Linja e transmetimit të energjisë 400 kv u kthye në një debat midis Kosovës dhe Serbisë ndërsa gjeti zgjidhje pas ndërhyrjes së SHBA-ve pas marrëveshjes midis dy vendeve.Humbjet vjetore  nga mosfunksionimi i linjës së Interkonjesksionit llogariten se arrijnë në 1 milion euro në vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!