Nis puna për restaurimin e dorëshkrimit të Kristoforidhit “Gjahu i Malsorit” i vitit 1884

17:24 | 07/03/202017:240

Në laboratorin e arkivit të shtetit, ka nis puna për restaurimin e një dorëshkrimi të rrallë, bëhet fjalë për  tregimin  “Gjahu i Malësorëve”  i Kostandin Kristoforidhit. Tregimi i shkruar në 1884 , nuk e pa dritën e botimit në të gjallë të autorit.

Restauratorja Marinela  Ndria  pranon se dëmtimi është i madh, ky dorëshkrim ka ardhur në arkivin e shtetit nga muzeu etnografik i Elbasanit.

Vështirësitë qëndrojnë kryesisht në ngjitjet  e shumta të fletëve me skoç.

Ky dorëshkrim kërkon  një kohë të gjatë për tu restauruar.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në 190-vjetorin e lindjes së gjuhëtarit dhe përkthyesit Kostandin Kristoforidhi,  prezantoi editimin dixhital të veprës “Gjahu i malësorëvet”, tregimin e parë të prozës artistike shqipe, shkruar nga autori në dy dialektet e shqipes, gegnisht dhe toskërisht.

Tregimi u botua mbas vdekjes së Kristoforidhit te “Albania” e Konicës më 1902 dhe pati disa botime të mëtejshme, duke sprovuar dy trajta gege, atë veriore dhe atë më të ndërmjetme të Elbasanit, si dhe dialektin toskë.

Në laboratorin e restaurimit në arkiv, tashmë mund të restaurohen edhe dokumente që posedojnë koleksionistët privat.

Ndërkohë që specialistët, konservojnë dokumente të rëndësishme që ruhen në arkivin qëndror të shtetit dhe institucione të tjera shtetërorë.  Postera filmi dhe çdo dokument letre./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono