Nis puna për hekurudhën e re Tiranë – Durrës

schedule17:10 - 9 Nëntor, 2021

schedule 17:10 - 9 Nëntor, 2021

Ka nisur puna për hekurudhën e re Tiranë-Durrës. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook. Rama thotë se puna ka nisur me largimin e shinave të vjetra.

EDI RAMA NË FACEBOOK

Nisja e këtyre punimeve vjen pas miratimit të vendimit që jepte lejen e ndërtimit që kaloi në Këshillin kombëtar të Territorit në datë 21 tetor. Ky vendim parashikonte dhënien “Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i Linjës Hekurudhore Durrës – Tiranë dhe i linjës së re hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit”, me subjekt zhvillues “Hekurudha Shqiptare” sh.a.

Projekti për ndërtimin e hekurudhës do të zbatohet nga kompania italiane INC spa e cila u shpall fituese një vit më parë me një ofertë 69.7 milionë euro. Linja që do të rehabilitohet si pjesë e Projektit fillon në platformën e stacionit të Terminalit të Durrësit dhe përfundon pranë  ish-stacionit të Trenit në Tiranë me një gjatësi totale prej mbi 35 km.

Në shkurt të këtij viti ministrja Belinda Balluku pas nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e hekurudhës tha se distanca mes Durrësit dhe Tiranës do të jetë 22 minuta. Ajo u shpreh se punimet për ndërtimin e saj do të mbyllen brenda një afati të paktën 30-mujor, pra brenda verës së vitit 2023. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!