Nis puna për fazën e dytë të projektit në sheshin “Skënderbej”

schedule15:10 - 4 Janar, 2018

schedule 15:10 - 4 Janar, 2018

Sheshi “Skënderbej” pritet të jetë gati në muajin maj. Punimet e nisura pas monumentit kanë devijuar edhe lëvizjen e automjeteve. Rruga përpara Partisë Socialiste është e bllokuar për makinat dhe e tillë do të mbetet edhe pas përfundimit të punimeve.

Nëse nuk ke autorizim në këtë rrugë nuk do të mund të kalosh me makinë. Aktualisht ky segment përpara godinës së Partisë Socialiste në Tiranë është bllokuar për qarkullimin e automjeteve pasi në sheshin “Skënderbej” kanë nisur punimet për fazën e dytë të projektit, por edhe me përfundimin e punës makinat do ta kenë të ndaluar lëvizjen në këtë rrugë. Lëvizja e tyre është ndryshuar në drejtim të segmentit “Ibrahim Rugova” në kryqëzim me rrugën “Çamëria”, drejtim i detyruar drejt. Nga rruga “Myslym Shyri” deri te bulevardin “Gjegj Fishta” qarkullimi do të jetë me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit veri-jug.

Ky është devijimi i fundit për projektin e sheshit “Skënderbej” ku pjesa pas monumentit ka filluar të marrë formë. Në këtë hapësire do të zbatohet i njëjti koncept me pjesën mes Bankës së Shqipërisë dhe Muzeut Historik Kombëtar.

Punimet pritet të përfundojnë në muajin maj. I gjithë sheshi “Skënderbej” ka një hapësire prej 85 mijë metër katror./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!