Nis protesta e studentëve, marshim drejt Ministrisë së Arsimit

schedule09:57 - 8 Dhjetor, 2018

schedule 09:57 - 8 Dhjetor, 2018

Ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune protesta e studentëve, të cilët prej pesë ditësh kërkojnë përgjysmim tarifash, kartë studenti, rritje buxheti,  përfaqësues në Bordet e Administrimit dhe kushte më të mira në konvikte. Me thirrje dhe pankarta në duar ata janë nisur nga Korpusi Universitar drejt Ministrisë së Arsimit.

Studentët kanë zgjedhur të shmangin kryeministrinë, pasi nuk duan të bashkohen me parti politike, të cilat mund të kenë organizuar aktivitete atje për shkak të Ditës së Rinisë. Nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, studentët kanë paralajmëruar se do përshkallëzojnë protestën.

Para dy ditësh, studentët arritën të fitonin në një prej kërkesave të tyre, anulimin e VKM-së për tarifën e krediteve të mbartura. Vazhdimisht ata janë shprehur se nuk do të ketë negociata për plotësimin e kërkesave të tjera, pasi çdo grup i vogël është i manipulueshëm./abcnews.al