Nis ndërtimi i shkollës së prishur nga tërmeti në Fushë Krujë, Rama: Në 26 nëntor të jetë gati

schedule13:41 - 11 Qershor, 2020

schedule 13:41 - 11 Qershor, 2020

Pas prishjes nga tërmeti i 26 nëntorit, në Derven të Fushë-Krujës ka nisur puna për ndërtimin e shkollës së re “Kastrioti” dhe kopshtit të integruar si objekt më vete në hapësirën e saj.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj, ka inspektuar punimet në këtë shkollë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai shkruan se me këtë institucion hapet seria e kantiereve të Rindërtimit nga themelet të 129 shkollave.

Hapet me këtë objekt, seria e kantiereve të Rindërtimit nga themelet të 129 shkollave, të cilat do të rilindin me standarde arkitektonike e arsimore shembullore, në përputhje me standartet europiane, mbi rrënojat e ngrehinave të shëmtuara e të degraduara që shkatërroi tërmeti”, shkruan kryeministri.

Ndërkohë ministri Ahmetaj në fjalën e tij ka theksuar se kjo është shkolla e parë në terren që fillon nga rindërtimi.

“Kjo është shkolla e parë që fillon në terren, të martën nisim infrastrukturën e Krujës, paralel shkollave është edhe infrastruktura shoqëruese, javën tjetër nisim në Fushë Krujë e më pas me Thumanën”, tha ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj.

Ndërkohë shefi i qeverisë e ka pyetur specialistin se kur mund të jetë e përfunduar shkollën.

Specialisti ka theksuar se shkolla do të jetë gati me 15 nëntor, duke bërë që kryeministri të theksojë se në këtë shkollë me 26 nëntor duhet që nxënësit të fillojnë mësimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!