Nis me probleme rekomandimi elektronik/Përplasje oraresh

schedule16:36 - 10 Janar, 2018

schedule 16:36 - 10 Janar, 2018

Ka nisur me probleme rekomandimi elektronik i pacientëve nga mjeku i familjes tek ai specialist. Përplasja e orareve ka shkaktuar radhë nëpër poliklinika. Specialistët thonë se nuk mund të përballojnë fluksin e vizitave, ndërsa mjekët e përgjithshëm janë ende të paqartë për funksionimin e sistemit.

Planifikimi online i vizitës nga mjeku i familjes tek ai specialist nuk i ka shmangur radhët e pacientëve në qendrat shëndetësore.
Kjo ishte situata përpara dyerve të mjekëve okulistë në poliklinikën e specialistëve numër tre në Tiranë paraditen e së mërkurës.
Qytetarëve u është dashur të presin përtej orarit që iu kishte prenotuar mjeku i familjes.

Mjekët specialist tregojnë se vështirë të kryhen deri në dhjetë vizita brenda dy orësh. Kaq është mundësia që jep sistemi për planifikim.
Ndërsa mjekët e familjes janë ende të paqartë.

Sistemi i ri nuk lejon planifikimin e vizitës brenda ditës. Nëse disa pacientë duhet të presin për shërbimin e specialistit, të tjerë për shkak të orareve të pasakta, apo kohës së pakët në dispozicion të mjekut specialist duhet të rikthehen sërish në poliklinikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!