Ka nisur kjo javë me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Kjo situatë do të vazhdojë deri në orët e pasdites, ku do të kemi intensifikim të vranësirave, duke sjellë shira në pjesën më të madhe të territorit. Më të dukshme do të jenë në zonat malore, në jug dhe juglindje, ku do të ketë edhe rrebeshe afatshkurtra shiu.
Lajda Porja nga Meteoalb bën të ditur që edhe dita e martë të jetë kryesisht me kthjellime paradite dhe pasditja mbetet e rrezikuar nga rrebeshet. Duke filluar që nga mesi i javës dhe deri në fundjavë do të kemi përmirësim të dukshëm, ku moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të lehta, ndërsa reshjet izolohen vetëm në ekstremin verior.
Për sa i përket tablosë termike, vijojnë relativisht të freskëta mëngjeset, ku minimalet janë jo më shumë se 10 apo 11 gradë dhe maksimalet deri në 30 31 gradë. Kjo javë nuk prit që të ketë luhatje të dukshme të temperaturave. /abcnews.al