Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nis me debate restaurimi i “Kafes së Madhe” në Shkodër

schedule16:22 - 28 Maj, 2021

schedule 16:22 - 28 Maj, 2021

Nga Simon Shkreli

Nis projekti i restaurimit të Kafes së Madhe në Shkodër,  i miratuar në vitin 2016 nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, pas konsultimit me Këshillin Shkencorë. Investitori ka nisur punën për zbatimin e projektit 5 vite   pas miratimit dhe rimarrjes së lejes  këtë mars nga Bashkia e Shkodrës.

Punimet që po kryhen në pjesën  e pasme të Kafes së madhe kanë zgjuar frikën e  qytetarëve  se mos zhduket edhe ky monument i trashëgimisë kulturore në Shkodër. Nga ana tjetër  drejtoresha Rajonale e Kulturës Kombëtare në Shkodër Majlinda Laçaj thotë se godinës do i ruhet identiteti, siç është parashikuar në vendimin e vitit 2016.

Leja e ndërtimit, parashikon restaurim dhe ndërtim 2 deri 3 kate si edhe një kat nëntoke. Arkitekti Artan Shkreli në dokumentarin kushtuar Kafes se Madhe në Shkodër, heq çdo dyshim se do ketë tjetërsim të Kafes së Madhe.

Kafja e Madhe simbol i qytetit te Shkodrës është shpallur monument i trashëgimisë kulturore në fund të viteve 80 ndërsa deri ne fillim te viteve 2000 ka qene funksionale dhe pas këtij viti u la në degradim dhe rënie të lirë shkatërrimi./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!