Nis mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD

schedule13:30 - 6 Prill, 2022

schedule 13:30 - 6 Prill, 2022

Ka nisur mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në selinë e Partisë Demokratike. Mbledhja drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Mbledhjet e këtij komisioni janë zhvendosur në godinën e PD-së, pasi Gjykata e Tiranës, njohu disa ditë më parë ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Sipas këtij vendimi, “Rithemelimi” drejton Partinë Demokratike deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, pasi Lulzim Basha u votua asokohe për t’u shkarkuar.

Lexo edhe: Komisioni i Rithemelimit reagon ndaj takimit te Yuri Kim me Alibeajn: Shkelmoi vendimin e gjykatës dhe injoroi vullnetin e zgjedhësve

Ndërkohë, mbledhja e sotme vjen pas takimit të djeshëm të ambasadores amerikane Yuri Kim dhe Enkelejd Alibeajt, që solli edhe njëherë tensionim në kampin blu. Kryediplomatja amerikane e quajti Alibeajn kryetar të komanduar të PD, duke mos njohur kështu “Rithemelimin”.

Nga ana tjetër Komisioni i Rithemelimit, që Alibeajn e njeh vetëm si kryetar të grupit parlamentar reagoi ashpër pas kësaj deklarate. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!