Nis lirimi i të dënuarve në burgun e Reçit, midis tyre edhe ish kryebashkiaku demokrat i Lezhës, Fran Frrokaj

schedule13:22 - 24 Prill, 2024

schedule 13:22 - 24 Prill, 2024

Këtë të mërkurë ka nisur zbatimi i amnistisë penale. Numri i të dënuarve që përfitojnë është 1100, prej të cilëve 700 do të lirohen menjëherë ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

Në burgun e Reçit, përfitues janë 150 të dënuar, midis tyre, edhe kryebashkiaku i Lezhës, Frran Frokaj. Pas daljes nga burgu, Frrokaj u shpreh se në burg, është një eksperiencë të cilën nuk do të donte që ta provonte askush.

“Ishte eksperiencë që uroj mos ta provojë askush”, tha Frrokaj.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u dënua 3 vite burg, për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone.

Fran Frrokaj dhe 15 ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lezhës, u akuzuan se kanë bërë tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!