Nis largimi i mbetjeve urbane nga landfilli i Fierit

schedule19:40 - 2 Gusht, 2021

schedule 19:40 - 2 Gusht, 2021

Nis transportimi i mbetjeve urbane nga fusha e mbetjeve në Fier drejt inceneratorit në Verri. Kamionët po ngarkohen me mbetje, një proces që do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Tashmë mbetjet urbane nuk do të grumbullohen në fushën e mbetjeve e cila ka funksionuar për më shumë se 70 vite.

E gjithë fusha e mbetjeve është e mbuluar nga dheu pas më shumë se 5 ditë nga zjarri që përfshiu këtë fushë.

Ndërkohë sipas kryetarit te bashkisë së Fierit Armando Subashi inceneratori pritet të nisë punën në fund të muajit gusht.

I gjithë landfilldi prej më  shumë se 7 ha në vjeshte do të kthehet në një vend të gjelbëruar me pemë./abcnews.al/