Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kuvendi Kombëtar në PD, Basha: Balla më i votuari? Kjo tregon çfarë zgjedhjesh ishin, regjimi pengoi ndryshimin

schedule11:26 - 17 Korrik, 2021

schedule 11:26 - 17 Korrik, 2021

Këtë të shtunë është zhvilluar mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Kuvendi ka nisur me një minutë heshtje për të nderuar viktimat nga Covid-19. Në fjalën e tij kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se ndaj qytetarëve është kryer padrejtësi nga qeverisja e dështuar, duke nisur me blerjen masive të votave.



“Janë në kujtesën e të gjithëve makinat që erdhën ditë e natë me paratë e drogës dhe korrupsionit. Kemi parë se si aleanca e Ramës me krimin vijon e pandërprerë në çdo nivel. Kemi parë se si me Tom Doshin përdori një sigël si kamuflim, drejtorët e PS i shiti si kandidatë të Tom Doshit. Ishim ne që nxorëm në sipërfaqe llumin regjimit.

Taulant Balla doli personi më i votuar dhe kjo do të mjaftonte si prova më zezë e blerjes së votave. Përkundër parave për vota, legalizimeve për vota, lejes për të mbjellë hashash për vota, Partia Demokratike doli me kokën lart nga kjo masakër zgjedhore. 25 prilli nuk kishte lidhje me drejtësinë, por ne dolëm më të fortë dhe me synimin së një Shqipëri më e mirë është mundur”, tha Basha./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!