Në orët e mbrëmjes ka nisur inspektimi i zbatimit të masave anti-covid në Prishtinë. Ishte vetë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i cili u është bashkuar policisë dhe inspektorëve të AUV në inspektimin e lokaleve përgjatë Rrugës B.
Ministri Sveçla, sipas raportimeve, nuk pranoi që të flasë për mediat lidhur me aksionin e ndërmarrë por qeveria më herët paralajmëroi se do të jenë të pa kompromis në zbatimin e masave të reja.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 26 të vdekur, kurse dje ky numër ishte 20 dhe një rekord i zi u regjistrua të dielën me 36 viktima, shifër kjo më e larta që nga paraqitja e rasteve të para në mars të vitit të kaluar.
Masat kanë hyrë në fuqi nga data 30 gusht dhe do të zgjasin deri më 13 shtator, kur bëhet edhe vlerësimi i ri i situatës. Po ashtu qeveria vendosi që viti i ri shkollor të nisë më 13 shtator. /abcnews.al/