Nis hetimi ndaj zyrtarëve të Policisë/Akuza për dekonspirim

schedule10:34 - 23 Nëntor, 2017

schedule 10:34 - 23 Nëntor, 2017

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetim ndaj oficerëve që kishin dijeni për operacionin për arrestimin e ish-zyrtarë të Policisë së Vlorës, të akuzuar si të përfshirë në trafikun e drogës në bashkëpunim me grupin e vëllezërve Habilaj.

SHÇBA dyshon se ka pasur dekonspirim operacioni.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte firmosur urdhër-arrestet për 3 ish-zyrtarë të Policisë së Vlorës.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga organi i akuzës, por Tv Klan mësoi se janë shpallur në kërkim Jaeld Çela ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Bode ish-komandant i postës së kufirit në Dhërmi dhe Gjergj Kohila ish-shef i hetimit të krimit të organizuar në Policinë e Vlorës.

Kërkesat e Prokurorisë kanë marrë aprovimin edhe të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe i kanë kaluar policisë për ekzekutim, por tre të kërkuarit nuk është arritur të kapen ende./abcnews.al