Nis fushata e mbjelljeve në Tiranë, Veliaj mbolli pemën e parë për djalin e tij

schedule15:16 - 24 Tetor, 2018

schedule 15:16 - 24 Tetor, 2018

Këtë sezon mbjelljesh do të thyejmë rekordin e vendosur vitin e të shkuar. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tregoi synimin e bashkisë në nisje të fushatës së mbjelljeve të këtij viti.

Këtë vit Bashkia e Tiranës synon jo vetëm të thyejë rekordin e vendosur sezonin e shkuar të mbjelljeve, por të arrijë ti shtoje kryeqytetit 150 mijë pemë. Fushatën e mbjelljeve e nisi kryebashkiaku. Erion Veliaj mbolli një pemë për djalin e tij Kajanin, i cili erdhi në jetë javë më parë.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës: “Unë e mbolla pemën e parë për këtë vit për djalin tim, ndaj kushdo që do të mbjellë një pemë për fëmijën e tij, për djalin ose vajzën, qoftë edhe si kontribut për qytetin, për mjedisin, për kauzat ku beson, për të kujtuar diçka të bukur, mbjellja e një peme është mënyra më e mirë. Në këtë qytet jemi bërë të mirë falë bashkëpunimit dhe solidaritetit, kemi mësuar se kur njerëzit bëhen bashkë, bëjnë mrekulli”.

Nisja e fushatës për mbjelljen e pemëve përkoi edhe me Ditën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Si një mënyrë për të përmbushur misionin per nje mjedis të qëndrueshëm përfaqësuesit e OKB-së në Tiranë iu bashkuan kryebashkiakut në Parkun e Liqenit Artificial./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!