Nis beteja e madhe e Donbasit, e konfirmon Zelensky

schedule22:30 - 18 Prill, 2022

schedule 22:30 - 18 Prill, 2022

Presidenti i Ukrainës  Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia ka nisur ofensivën e re të madhe në lindje të vendit.

Komentet e tij pasojnë paralajmërimet nga zyrtarë të tjerë të lartë që thanë më herët se Rusia ka filluar sulmin e saj të shumëpritur në rajonin lindor të Ukrtainës.

Nëpërmjet një postimi në Telegram Zelensky konfirmoi nisjen e betejës ne Donbas, shkruan BBC.

Lexo edhe:Ukraina e shkatërruar nga pushtimi rus, të paktën 100 miliardë dollarë dëme

“ Tani mund të themi se trupat ruse kanë nisur betejën e Donbasit, për të cilën janë përgatitur prej kohësh. “Një pjesë shumë e madhe e ushtrisë ruse tani është e përqendruar në këtë sulm,” tha Zelensky.

Më herët, zëdhënësi i presidentit ukrainas deklaroi se “faza e dytë e luftës kishte filluar”, duke iu referuar ofensivës së re të Rusisë në Ukrainën lindore.

” Besoni në ushtrinë tonë, ajo është shumë e fortë ,” tha Andriy Germak në Telegram, duke i siguruar bashkatdhetarët e tij se forcat e armatosura ukrainase mund të zmbrapsnin armikun.

Të paktën tetë civilë u vranë sot nga bombardimet ruse në rajonet Donetsk dhe Luhansk, ku luftimet po vazhdojnë, sipas autoriteteve lokale ukrainase.

Pas tërheqjes së trupave ushtarakë rreth Kievit, Rusia përqendroi pjesën më të madhe të forcave të saj në Ukrainën lindore, objektiv i bombardimeve të shpeshta pas fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt.

Në Kharkiv, ndërkohë, bombardimet ruse vranë tre persona dhe plagosën 15 të tjerë, duke përfshirë një djalë 14-vjeçar, sipas guvernatorit rajonal Oleg Shinegubov.

Në rajonin e Donjeckut, rreth 20 kilometra larg , katër civilë u vranë në një bombardim rus, sipas Pavlo Kirilenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut.

“Dy në Torske, një në Handrigalove dhe një në Razdolne (i vrarë). “Pesë persona të tjerë u plagosën ”, tha ai në Telegram.

/abcnews.al/