10 ditë larg zgjedhjeve, Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt, perfundimisht nuk ja ka dalë të gjejë 12 mijë persona që të shërbejnë si komisionerë në ditën e votimit.
Vendet bosh që po lë anemia e PD, kanë shqetësuar Partinë Socialiste. Perfaqesuesi i saj ne KQZ i kerkoi Celibashit një listë me të gjithë personat që kanë shprehur gatishmërinë për të shërbyer në 14 maj në vend të njerëzve të munguar të Alibeajt.
Lista e personave të gatshëm përpilohet nga KQZ me njerëz që ofrohen vullnetarisht, dhe PS do të kontrollojë mos aty janë përfshirë individë që janë problematikë ose që kanë ndonjë lidhje të dukshme me ndonjë palë tjetër, për të shuar apo vertetuar dyshimet se Berisha ka nxitur te tijet te të aplikojnë në KQZ.
Por sindroma e frikes tek opozita eshte me konkrete. Në rrugë informale, Celibashit i është prezantuar prej perfaqesuesve te saj ligjore një shqetësim që vjen nga tre bashkitë ku do të votohet në formë elektronike.
Në Elbasan, Vorë e Kamëz, sic referon opozita, votuesve po ju bëhet presion nga mazhoranca, duke përhapur teorinë se vota elektronike është e lexueshme dhe e identifikueshme. Pra me pak fjale, se vota e tyre eshte e kontrollueshme.
Për Celibashin, kjo eshte vetem nje legjende urbane.
Në këto tre bashki, kqz thote se rezultati do te dale ne kohe rekord. Vetëm 30 minuta pas mbylljes së votimit, do të mësohet kryebashkiaku dhe përbërja e këshillit bashkiak në Elbasan, Vorë e Kamëz. Pretendimet e opozites per mosnjohje te rezultatit, mund te jene po kaq te shpejta/abcnews.al

