Nipi vdiq në aeroportin e Kukësit, xhaxhai: La dy fëmijë jetimë, pardje filloi punë

schedule17:45 - 25 Shkurt, 2021

schedule 17:45 - 25 Shkurt, 2021

Meriman Gashi 35 vjeç ndërroi jetë sot në kantierin e aeroportit të Kukësit, pasi e goditi kova e ekskavatorit. Xhaxhai i tij Abdullah Gashi thotë për mediat se nipi, prind i dy fëmijëve kishte vetëm dy ditë që kishte filluar punë. Ai kërkon drejtësi për të zbardhur ngjarjen.

Unë erdha te morgu dhe asnjë shpjegim, vetëm kanë lajmëruar ekspertizën nga Tirana, erdhi pas 6 orësh. Ka hyrë një pjesëtar i familjes, duam të zbardhet çështja deri në fund. Djali ishte 35-vjeç, i martuar me dy fëmijë.

Pardje filloi punë dhe sot vdiq. Ishte punëtor i thjeshtë. Policia nuk na ka dhënë asnjë informacion e kemi marrë vesh nga populli vdekjen. Dua zbardhjen e ngjarjes ose do të kërkoj ekspertë privatë” shprehet ai.

Gashi ndërroi jetë ditën e sotme si pasojë e aksidentit në punë, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!