Të vegjël dhe kriminelë: Këta janë të rinjtë që masakruan gruan në Mallakastër

schedule18:15 - 8 Janar, 2020

schedule 18:15 - 8 Janar, 2020

Ata në foton e mësipërme janë dy adoleshentët që  i morën jetën 50-vjeçares në Mallakastër, pasi u futën në banesën e saj si mysafirë.

Drita Saliaj gruaja që jetonte e vetme pasi bashkëshorti dhe djemtë punonin në Greqi në vend të mbrohej nga të afërmit u masakrua, nga i afërmi 17 vjeçari Luis Saliaj dhe dy shokët e tij.

Gazetarja Valbona Davidhi ka qënë në Gjerbës të Mallakastrës dhe ka biseduar me bashkëshortin e saj që është i tronditur dhe kërkon vetëm drejtësi.

Kjo ngjarje që ndodhi në këtë zonë të qetë ka tronditur thellë dhe banorët e fshatit dhe mikeshat e saj.

Nuk dihet ende nëse të adoleshntët e kishin planifikuar këtë ngjarje pasi kishin hyrë në banesë miqësisht kishin pirë dhe kafe, por më pas rezultoi se ata kishin qëllim të vidhnin paratë pasi kishin informacion se bashkëshorti i Dritës kishte shitur bagëtitë. Mësohet se paratë ishin depozituar në bankë dhe ata nuk i gjetën dhe morën vetëm sende me vlerës dhe  një armë gjahu të cilën nuk e vunë në përdorim.

Trupin e 50 vjecares e transportuan me një makinë benz. Autorët udhëtuan 7 km në rrugë të pakalueshme drejt rezervuarit të fshatit me qëllim zhdukjen e trupit. Mësohet se pas kthimit ata kanë plaçkitur edhe shtëpinë e kunatit të viktimës. Këto janë pamjet e banesës.

Këtë fakt e pohon dhe vetë kunati i Dritës, Mitati.

Policia po dokumenton ngjarjen pasi arrestoi autorët. Këta të fundit mësohet se kanë pranuar krimin. 17 vjeçari banonte vetëm disa metra larg shtëpisë së viktimës, po kështu dhe një prej shokëve të tij, ndërsa tjetri tek fshati fqinj.

Në mesditë Drita Saliaj u përcoll mes lotësh për në banesën e fundit./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!