Eseja “N. në botën e makthit” e nxënëse së shkollës “Qemal Stafa”, Nina Ahmetaj shpallet fituese e konkursit te krijimtarisë “Mbresa”, organizuar nga Muzeu Kombëtar i Gjetheve. Drejtorja e muzeut Etleva Demollari tha se krijimet e këtij viti edhe zhanre të artit pamorë kanë qenë surprizuese.
400 nxënës të shkollave të mesme në Tiranë u bënë pjesë e konkursit të krijimtarisë “Mbresa”, organizuar nga Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe“ . Gara e fortë u zhvillua mes shkollave rivale historike “Ismail Qemali” dhe “Qemal Stafa” edhe në këtë konkurs. Fituese nga juria u përzgjoll Nina Ahmetaj me krijimin “N. në botën e makthit”.
Drejtorja e këtij institucioni Etleva Demollari thotë se këtë vit prurjet me cilësore kanë qenë ne ese. Përmes këtij programi nxënësit shprehen përjetimet e tyre mbi të shkuarën përmes pikturës, instilacioneve, eseve, poezive dhe dokumentareve të shkurtër.
Qëllimi i këtij konkursi është njohja e tyre me regjimin komunist shqiptar si dhe njohja me veprimtarinë represive të Sigurimit të Shtetit, reflektimi rreth kësaj të kaluare dhe promovimi i talenteve të reja. Punimet më të mira do te përmblidhen në një katalogu./ABC News Albania 24/7