Nilsa Hysi tregon si i lindi dëshira për videot e famshme në “Tik Tok”: Në fillim e urreja

schedule16:43 - 14 Gusht, 2020

schedule 16:43 - 14 Gusht, 2020

Nilsa Hysi, e cila u bë e njohur për publikun nga pjesëmarrja në talent-showt e ndryshëm ka publikuar dy ditë më parë videoklipin e saj ” Wednesday 3pm”.

Në një lidhje direkte për “FriendZone”, ajo ka folur për prapaskenat e këngës, duke theksuar se i ka kaluar pritshmëritë.

“Të them të drejtën kisha pritshmëritë më të ulëta duke qenë se projekti nuk ishte komercial, ishte në gjuhën anglisht. Njerëzit e kanë pëlqyer dhe mua mu bë shumë qejfi.  Shpresoj që të vazhdojnë kështu dhe do më vinte mirë që njerëzit e kanë përqafuar. Kam një projekt tjetër që dua ta publikojë shumë shpejt, por duke qëne se është sezoni veror po e lë për në vjeshtë”, tha Hysi.

Më tej, ajo është ndalur edhe te “Tik Tok” si i lindi dëshira për videot e bukura, që tashmë pëlqehen nga të gjthë.

“Kur u njoha me tik-tok në fillim nuk e kam pasur aspak qejf, ishte aplikacioni që kisha më shumë inat, më la shije të keqe. Derisa një ditë thash po e shkarkoj, thash të shoh ç’bëhet, doja të updejtohesha dhe duke parë këto zërat, thash ok po e provoj këto zërat. Ishte ajo koha e karantinës, edhe e provova”, tha Nilsa./abcnews.al