Nikolla uron kryeparlamentaren Eliane Tillieux: Zgjerimi, prioritet i Presidencës belge të BE!

schedule12:30 - 2 Janar, 2024

schedule 12:30 - 2 Janar, 2024

Me rastin e marrjes së Presidencës së BE, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka dërguar një letër Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Eliane Tillieux.

“Me rastin e marrjes së Presidencës belge të BE-së, uroj dhe besoj në suksesin e plotë të saj për realizimin e prioriteteve të përcaktuara. Këto prioritete janë udhëharta për një Evropë më të fuqishme, më të bashkuar e demokratike, konkurruese dhe të qëndrueshme, me më shumë  mirëqenie e drejtësi sociale, të dedikuar për qytetarët e saj dhe të hapur ndaj botës.

Shpreh kënaqësinë që zgjerimi do të vijojë të përbëjë një prioritet të Presidencës Belge sepse, siç nënvizohet edhe në prioritetet e saj, zgjerimi i BE-së na bën të gjithëve më të fortë.

Dëshiroj t’ju siguroj se Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë të kontribuojë në përshpejtimin e ritmeve të evropianizimit të Shqipërisë, duke garantuar legjitimitetin demokratik, transparencën dhe karakterin gjithëpërfshirës të këtij procesi, për të përmbushur aspiratat e shqiptarëve, si populli më proevropian në rajon.”, shkruan Nikolla

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!