Ministrat e Arsimit dhe Diasporës nga Kosova dhe Shqipëria zhvilluan një takim pune për arsimin shqip në Diasporë. Ata deklaruan se kanë institucionalizuar këshillin e përbashkët për menaxhimin e politikave të dy vendeve.
Nikolla takim pune me homologun kosovar për Arsimin e Diasporën.
Ministrja e Arsimit ishte thirrur në një seancë dëgjimore për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në komisionin parlametar për edukimin, por Lindita Nikolla nuk shkoi. Duhet të priste miqtë nga Kosova.
Me homologun për Arsimin dhe kolegët për Diasporën u mblodhën në një takim pune me fokus arsimin shqip.
Rezultatet e arritura katër ministrat ia shpjeguan publikut në katër minuta.
“Lajm i mirë kemi instucionalizuar këshillin e përbashkët për të menaxhuar arsimin në Diasporë. S’do ketë më punë veç Shqipëria e veç Kosova”
Miqtë u mjaftuan me falenderimet.
Ndërsa për ministrin shqiptar të Diasporës çdo koment tjetër ishte i tepërt./abcnews.al