Si çdo të mërkurë, edhe sonte në “E ardhmja është vajzë” në ABC pati shumë emocione. Një prej të ftuarve në rolin e opinionistit ishte stilisti i njohur Niko Komani.
Teksa Marçela Lati e Iva Tiço folën për momentet e tyra të vështira, Niko duhet të jepte mendimin e tij në lidhje me historitë e vajzave por nuk mundi të mos përfshihej emocionalisht edhe vetë.
Ndërhyrja e moderatores Ermira Çausholli duke i thënë se një djalë është kaq i mirë kur e ka mamanë shumë të mirë e bëri të përlotet teksa fliste për nënën e tij.
“Jam shumë i lumtur që jam djali i Gabrielës. Kam një lidhje shumë të fortë me të dhe jam shumë i lumtur të flisja për të në një emision të tillë, dedikuar gjinisë së bukur”- përfundoi Niko. /abcnews.al