Nikaj: Tirana skuadra më e mirë në Shqipëri, ja pse nuk po drejtoj në elitë

schedule16:40 - 25 Janar, 2020

schedule 16:40 - 25 Janar, 2020

Samuel Nikaj është një trajner që bën mirë në Kategorinë e Parë, si në Shqipëri edhe në Kosovë. Shkodrani ka analizuar derbin Vllaznia-Laçi në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, tregon skuadrën më të mirë shqiptare dhe tregon se pse nuk po arrin të drejtojë në elitë.

Si Vllaznia dhe Laçi kanë bërë një performancë mesatare, Laçi diçka më shumë se mesatare. Shpresoj të shohim një ndeshje të fortë dhe të luftuar, është një lloj derbi, derbi i veriut.

Është një kampionat që lë për të dëshiruar, ekipet janë aty aty. Tirana ka super ekip dhe mendoj se do të shpallet kampion. Kukësin e shoh me probleme. Kampionati është pak nën mesatar.

Pse largohem pasi i nxjerr ekipet në Superligë? Më mirë i pari në katund sesa i fundit në qytet. Projektet nuk më kanë ndihmuar. Jam larguar vetëm për këtë aspekt, për mospërputhje idesh dhe objektivash. Duhet të kesh një projekt për të qëndruar në elitë.

Superliga? Sinqerisht kam pritur ndonjë ofertë të mirë dinjitoze. Kam marrë oferta nga ekipe të dobëta që ishin duke rënë nga kategoria. Ky është shkaku pse jam matur”, përfundon Nikaj. /abcnews.al