Nik Xhelilaj është një nga emrat më të dëgjuar të kinematografisë shqiptare dhe jo vetëm.
Prej disa kohësh, ai është bërë pjesë e kinemasë turke duke luajtur në disa seriale të njohur, të transmetuar edhe në vendin tonë.
Së fundmi Nik ka nisur xhirimet për serialin “Uyanis Buyuk Selçuku”, që do të vijë me një kast shumë të njohur aktorësh.
Xhelilaj do të luajë përkrah Hatice Sendil e njohur si “Elif” nga seriali “Një pjesë e imja”, Leyla Lydia Tugutlu e njohur si “Xhandan” nga seriali “Bija ime”, po ashtu Bugra Gulsoy i njohur nga i njëjti serial, Ekin Koç i njohur nga seriali “Kosem” e shumë të tjerë.
Kujtojmë që Xhelilaj ka qenë pjesë e serialeve “Qyteti i humbur” dhe “Kryeqyteti Abdylhamid”, të cilat janë pëlqyer shumë edhe nga shqiptarët./abcnews.al