Nigeriani i Dinamos me Covid-19, te Partizani do largimin një mbrojtës

schedule09:48 - 21 Janar, 2022

schedule 09:48 - 21 Janar, 2022

Dinamo po përgatitet për ndeshjen me Tiranën, në program për të hënën, dhe me shumë mundësi nuk do të ketë të gatshëm sulmuesin Stephen Chinedu.

Nigeriani mungoi edhe në ndeshjen me Kukësin dhe sipas “Panorama Sport” është me Covid-19 dhe pritet që të kthehet negativ për të qenë gati për trajnerin Shkëmbi.

Te Partizani ndërkohë ka lajme sa i takon merkatos. Burimi i cituar më lart shkruan se Dajan Shehi ka kërkuar largimin nga “Demat”.

Për momentin Partizani nuk e lejon të largohet, pasi stafi teknik e ka në plane. Gjithsesi duhet pritur se çfarë do të ndodhë, pasi mbrojtja është mbingarkuar me lojtarë të qendrës kohët e fundit. / abcnews.al