Nicolo Barella mahnit Europën, gjiganti anglez tenton t’ia marrë Interit

schedule11:44 - 4 Korrik, 2021

schedule 11:44 - 4 Korrik, 2021

Nicolo Barella, autori i golit të parë të Italisë kundër Belgjikës, është vënë në shënjestër të shumë klubeve të mëdha.

Ish-mesfushori i Cagliari, edhe vjet në Serie A spikati me Interin dhe në Europian thjeshtë po konfirmon se është një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim.

“The Mirror” në Angli raporton se Liverpool po e monitorin dhe dëshiron ta transferojë Barellan, por nuk do të jetë e lehtë.

Futbollisti 24-vjeçar ka edhe tre vite kontratë me Interin dhe italianët e konsiderojnë të pashitshëm, madje po mendojnë të rinovojnë kontratën me të. /abcnews.al