Studentët në Durrës kanë bojkotuar mësimin, duke u ngujuar brenda ambienteve të kampusit universitar. Vendimi është marrë gjatë një takimi të Këshillit Studentor. Në protestë janë edhe studentët e Shkodrës dhe një pjesë e atyre në Elbasan.
Pas atyre të Tiranës, studentët e Durrësit ngujohen brenda ambienteve të Kampusit Universitar. Ishte vendimi i Këshillit Studentor, ai që i bashkoi këta të rinj të cilët kërkojnë rrëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.
“Universiteti i Durrësit është bojkotuar totalisht. Nuk ka asnjë student nëpër auditore”.
“Dita ditës do bëhemi më shumë për të arritur atë që kërkojmë”.
Në Ebasan, ky është grupi i studentëve që vazhdojnë të protestojnë. Pjesa tjetër në të 5 fakultetet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” nuk kanë bojkutuar mësimin dhe ndodhen ne auditore.
Studentët e Gjirokastrës prej ditësh braktisen protestën dhe vazhdojnë mësimin. Ata duket se gjetën zgjidhje brenda Universitetit.
Në Shkodër, studentët vazhdojnë bojkotin e procesit mësimor. Ata kërkojnë t’u jepet mundësia për të kaluar në vitin e tretë me 25 pikë duke filluar nga viti akademik 2018-2019. Në të njëjtën kohë kërkojnë shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Studentor.
Por ndërsa në Korçë protesta nisi e fuqishme dhe ashtu vazhdoi për disa ditë me radhë, studentët u janë rikthyer auditoreve dhe vazhdojnë mësimin./abcnews.al