Ngujimi në universitete, Rama: Problem janë pedagogët, jo studentët

schedule12:52 - 18 Janar, 2019

schedule 12:52 - 18 Janar, 2019

Në prezantimin e ministrave rreth Paktit e Universitetit, Kryeministri Edi Rama deklaroi se pedagogët që nuk japin mësim janë problem. Sipas tij edhe një student i vetëm ka të drejtën që të marrë mësim.

Kreu i qeverisë theksoi se nuk e ka kuptuar nëse universitetet kanë dëgjuar zërin e studentëve pasi ligji u ngarkon detyra që qeveria nuk mund t’i marrë përsipër.

 

“Nuk janë problem grupet e studentëve të ngujuar. Problem janë pedagogët që nuk japin mësim. Pse nuik japin mësim? Një student i vetëm ka të drejtën të marrë mësim. I mirëpres të gjitha kërkesat dhe kritikat ama këtu duhet të ndajmë kush bën çfarë. Studentët bënë detyrën e tyre. Ngitën zëri, ne i dëgjuam. Unë akoma nuk kam kuptuar çfarë kanë dëgjuar universitet nga kjo. Kjo shfaqje me shumë fytyra duhet të mbarojë njehrë e më parë. Ne nuk mund të marrim përsipër detyra që ligji ia kërkon universitetit”, tha ai.

Kryeministri u shpreh kritik ndaj pedagogëve pasi sipas tij Ligji për Arsimin e Lartë ju jep liri dhe përgjegjësi. Duhet të jenë ata vetë që të bëjnë vettingun akademik. Ai përsëriti dhe njëherë angazhimin e qeverisë së tij për të plotësuar kërkesat e studentëve duke deklaruar se është i gatshëm që të mbajë përgjegjësitë.

“Ligji i Arsimit të Lartë ju detyron ju dhe sot duhet ta kishit bërë transparencën për të gjithë titujt akademikë. Nuk e keni bërë. Duhet të thoni ça doni dhe duhet t’u tregoni studentëve të vërtetën. Doni ju që të bëhet apo s’doni? Po bëjmë detyrat përtej atyre që kemi për të mos lënë studentët të bëhen top ping pongu, por kjo s’është detyra jonë.

Ligji i Arsimit të Lartë ju jep liri dhe përgjegjësi. Merrni përgjegjësi dhe na thoni ça doni nga ne. Ne e dimë ça duan studentët dhe do i plotësojmë ne. Se ça doni ju këtë nuk e di.

Qeveria s’ka punë të bëjë vetting akademik. Duhet ta bëni ju. Me ligjin e Arsimit të Lartë duhet ta kishit bërë. S’e keni bërë. Thjesht duam të shihemi në sy dhe të flasim dreëjtpërdrejtë jo të shihemi në sy dhe të bëjmë gjëra të tjera.

E kam shumë të sinqertë, Jemi totalisht të angazhuar dhe unë për veten time këtë protestë nuk e lë, sikur të ngelem vetëm. Jam i gatshëm t’i mbaj të gjitha përgjegjësitë edhe borën që bie”, theksoi Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!