Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ngrohja globale prek ishullin e Islandës/ Shfaqen për herë të parë mushkonjat

schedule16:50 - 21 Tetor, 2025

schedule 16:50 - 21 Tetor, 2025

Mushkonjat janë shfaqur për herë të parë në Islandë pasi ngrohja globale po e bën vendin më të banueshëm për insektet, shkruan The Guardian.

Islanda ishte një nga vendet e përveçme në botë që nuk kishte mushkonja. Tjetri është Antarktida.

Shkencëtarët kishin parashikuar prej kohësh se mushkonjat mund të mbërrinin në Islandë pasi ka mjaft habitate që favorizojnë shumimin e tyre si moçalet dhe pellgjet. Megjithatë, shumë lloje të tyre mund të mos mbijetonin dot në klimën e ashpër.



Por Islanda po ngrohet, katër herë më shpejt sesa pjesa tjetër e hemisferës veriore. Akullnajat po shkrijnë dhe në ujërat e saj po gjenden peshq që vijnë nga vende më të ngrohta, me klimë jugore.

Ngrohja e planetit ka bërë që të shfaqen më shumë lloje mushkonjash. Në Mbretërinë e Bashkuar, këtë vit u gjetën vezë të mushkonjës egjiptiane (Aedes aegypti), në Kent u gjet mushkonja tigër (Aedes albopictus). Këto janë lloje që mund të përhapin sëmundje tropikale si virusi chikungunya dhe Zika.

Matthías Alfreðsson, një entomolog në Institutin e Shkencave Natyrore në Islandë, e konfirmoi praninë e mushkonjave pasi i identifikoi vetë mostrat që i kishte dërguar një i apasionuar pas shkencës,

Ai tha se ishin tri prej tyre, dy femra dhe një mashkull, që i përkasin llojit Culiseta annulata. Kjo specie i reziston të ftohtit dhe mund të mbijetojë në Islandë duke gjetur strehë në bodrume dhe stalla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!