Tirana u mposht në klasike kundër Vllaznisë, në minutat shtesë, dhe normalisht në kampin bardheblu nuk e kanë pritur mirë. Trajneri Nevil Dede ka menduar të shkundë futbollistët e tij gjatë seancës së djeshme.
Kritikat për futbollistët kanë qenë të pashmangshme, në momentet e gabimeve, sikurse raporton e përditshmja sportive “Panorama Sport”. Qetësi nuk ka as Teuta, që ngeci në një barazim pa gola kundër Kukësit.
Të durrsakët ka pasur probleme disiplinore. Gazeta e cituar më lart shkruan se ndaj Vllaznisë për trajnerin Edi Martini nuk do të jetë sulmuesi Lorenco Vila. Ata kanë pasur një debat mes tyre dhe presidenti Edmond Hasanbelliu ka vendosur ta pezullojë. /abcnews.al