Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Yuri Kim i shkon në zyrë Vitore Tushës

schedule14:47 - 13 Tetor, 2020

schedule 14:47 - 13 Tetor, 2020

Ambasadorja amerikane Yuri Kim po zhvillon një takim me Vitore Tushën, kryetare e komanduar e Gjykatës Kushtetuese, njëkohësisht edhe kreu i KED.

Takimi ka nisur prej orës 14:00 dhe po vijon ende. Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim vazhdimisht ka bërë thirrje për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Më parë, ambasadorja Kim ka mbështetur qëndrimet e Ruçit dhe të Metës për funksionimin e GjK deri në fund të vitit.

Gjykata Kushtetuese ka vetëm 4 anëtarë aktualisht, ndërsa KED është në proces për plotësimi ne vendeve vakante./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!