Ngriti “grup të gatshëm” për të shpërndarë drogë, indicia për policin dhe dyshimet për kolegët

schedule11:59 - 25 Maj, 2021

schedule 11:59 - 25 Maj, 2021

Edvin Sinani, efektivi i policisë që u pezullua një ditë më parë për shkak se akuzohet se  organizonte persona për të shpërndarë lëndë narkotik, është vënë nën hetim prej 6 muajsh. Burime bëjnë me dije për ABC se indicia për hetimin e tij ka ardhur pas goditjes së disa grupeve të vogla të shpërndarjes së kanabisit, për të cilët ka pasur dyshime se bashkëpunonin me punonjës të policisë.

Pas hetimeve disamujore, SHÇBA ka mbërritur në gjurmët e efektivit Sinani që rezultoi të ishte i implikuar në grupe kriminale në shpërndarjen e narkotikëve. Hetimet janë zgjeruar edhe në disa persona të tjerë që dyshohet se ishin pjesë e kësaj skeme dhe nuk përjashtohet përfshirja e efektivëve të tjerë.

Për cfarë akuzohet polici?

Gjatë ushtrimit të detyrës, ky punonjës policie sipas SHÇBA-së dyshohet se organizonte persona për të shpërndarë lëndë narkotike në vende të ndryshme të qytetit të Durrësit, të cilët nga ana tjetër i jepnin informacione për shpërndarës të tjerë, me qëllim goditjen e tyre nga ana e punonjësit të policisë. /mv.abcnews.al