“Ngrita zërin për një padrejtësi, desh theva mikrofonin”, këngëtarja e njohur zbulon sherrin në Festivalin e RTSH-së

schedule10:51 - 29 Prill, 2022

schedule 10:51 - 29 Prill, 2022

Olimpia Smajlaj ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ndau detaje nga kënga më e re që mban titullin “Lule”. Gjatë intervistës me moderatorin Alban Musa, ajo u ndal gjithashtu dhe te pjesëmarrja në Festivalin e RTSH-së, ku u shpall fituese Ronela Hajati.

E ngacmuar nga moderatori, ajo tregoi dhe një incident që kishte ndodhur gjatë provave. Sipas saj, shkak për këtë kishte qenë diferencimi mes artistëve që merrnin pjesë. “Pata një shpërthim gjatë provave. ishte shumë intensive, kishte një minutazh të caktuar për të bërë prova.

Duhet vetëm dy herë prova gjenerale ndërsa disa të tjerë ishin prioritet. E ngrita zërin për diçka që m’u duk e padrejtë. Pastaj njëra gjë solli tjetrën dhe desh e theva mikrofonin.”, tha këngëtarja duke shtuar se arriti të realizonte një performancë të shkëlqyer edhe pse ishte sëmurë.

Për më tepër Olimpia foli dhe për eksperiencën e saj si aktore. Ajo ishte pjesë e kastit të filmit “Dashuri dhe Turbulenca”, ku spikati me rolin e Françeskës. Ajo tregoi se ishte bërë pjesë në mënyrë rastësore dhe produksioni e kishte pëlqyer aktrimin e saj.

“Jam ndjerë në siklet sepse ishte prezantimi i parë si aktore. Pashë që njerëzit e kishin pëlqyer rolin tim dhe ishin surprizuar shumë. Ajo më ka bërë të ndihem shumë mirë.“, u shpreh Olimpia për reagimin që ka marrë nga publiku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!