Të gjithë gratë dhe vajzat që duan të krijojnë një karrierë të suksseshme mund të zgjedhin që të krijojnë familje edhe në një moshë të madhe. Me përparimin e shkencës, prej vitesh është e mundur ngrirja e vezëve. Procedurë kjo që ofrohet edhe në vendin tonë. Mjekja obseter-gjinekologe e spitalit Hygeia, thotë se kërkesa e grave për këtë procedurë është rritur vitet e fundit. Mirëpo problem qendron që kujtohen shumë vonë. Ajo thotë se ngrirja e vezëve përpara moshës 30 vjeç është më efektive.
“Ngrirja e vezëve nuk duhet parë si një moment për të shpetuar në fund. Nëse ke plane për të mos patur një shtatzëni të afërt, apo për të vijuar karrierën, vezët duhen ngrirë në një moshë sa më të favorshme. Unë do thoja që kjo moshë të jetë nën 30 vjeç. kjo sepse mosha sa më e hershme, sjell dhe një sukses më të madh për procedurat që do i nënshtrohen më pas për fertilizimin in vitro. Sa më e re të jetë gruaja në moshën kur bën ngrirjen e vezëve, aq më të suksesshme do jenë këto procedura. Rastet që vijnë tek ne janë raste mbi 38 vjeç, që e kuptojnë që nuk kanë më kohë për të ngrirë vezët. Jo se nuk mund të ngrihen vezët në këtë moshë, por duhet patur parasysh që do jetë nesër më e suksesshme nëse gruaja do i ngrijë në moshë sa më të re.”
Këshillon për të gjithë vajzat në të 20 e tyre të kryejnë analizën e potencialit vezorial.
“Akoma ndoshta nuk ka një ndërgjegjësim të pjesës së femrave që duan të ushtrojnë për një kohë më të gjatë karrierën e tyre, apo nuk kanë në plan një shtatzëni të afërt, është gjëja e duhur që të shkonin pranë një mjeku gjinekolog, dhe të bënin një vlerësim të potencialit të tyre vezorial. Mendoj që nuk është gabim që kjo të futet në pjesën e atyre që quhen check up.”
Sipas mjekes është shumë e rëndësishme që procedura e ngrirjes së vezëve të bëhet në ambiente të sigurta, dhe nga specialistë të fushës.
“Gjithmonë kur një grua do të bëjë procesin e ngrirjes së vezëve, duhet ta bëjë këtë me njerëzit e duhur dhe në institucionet e duhura. Është shumë e rëndësishme se si e motivon një grua në procedurën e marrjes së vezëve. Ajo grua do ta bëjë atë procedurë, dhe do të maksimalizojë shancet dhe numrin e vezëve që merr nga kjo procedurë. Dhe ruajtja e vezëve mund të bëhet për vite të tëra.”
Në spitalin Hygeia, në klinikën e fertilitetit, ofrohen të gjitha shërbimet që u vijnë në ndihmë çifteve për të krijuar familje. Aty do të gjeni mjek të specializuar të cilët kanë kryer ndërhyrje mjaft të suksesshme. /abcnews.al/