Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ngrirja e dialogut, faji i Kurtit”/ Hovenier: Dëmtimi i raporteve me SHBA, humbje për Kosovën

schedule14:24 - 17 Shtator, 2025

schedule 14:24 - 17 Shtator, 2025

Pezullimi i Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara është pasojë e një grumbullimi frustrimesh ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Keshtu e argumenton veprim e shba-ve ish mbasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Sipas Hovenier pezullimi duhet marrë seriozisht dhe e cilëson si një “humbje të madhe mundësie” për forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Dialogu Strategjik do të ishte një hap i rëndësishëm për Kosovën, dhe është për keqardhje që nuk do të ndodhë. Kjo nuk do të thotë se bashkëpunimi i vazhdueshëm është pezulluar ose dëmtuar, por do të thotë se një mundësi për ta rritur dhe forcuar atë, për momentin, është ngrirë. Kjo duhet të tërheqë vëmendjen e të gjithëve që brengosen për fuqinë dhe vitalitetin e marrëdhënies”,  thotë Hovenier, tani bashkëpunëtor i lartë jorezident në Qendrën për Evropë të Këshillit Atlantik.

Hovenier bene thirrje qe ky mesazh I shba-ve te merret seriozisht, pasi Dialogu Strategjik është një instrument diplomatik, që Shtetet e Bashkuara e përdorin për t’i avancuar marrëdhëniet dypalëshe me vende të ndryshme. Ai përfshin diskutime në nivel të lartë mbi një agjendë të gjerë, të përcaktuar paraprakisht.

Më 12 shtator, SHBA-ja pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, duke arsyetuar vendimin me veprimet e Qeverisë në detyrë dhe me rritjen e tensioneve dhe paqëndrueshmërisë në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!