Bregdeti lindor i Shteteve të Bashkuara, i cili prej dhjetë ditësh është perfshire nga i ftohti polar me erë dhe dëborë, po pret mberritjen e stuhisë që është pagëzuar si “Cikloni bombë”. I ftohtë i pazakontë është regjistruar edhe në jug të Shteteve të Bashkuara. Rreshje dëbore ka patur dhe në Florida, ku ky fenomen natyror nuk ndodhte qe prej vitit 1989. Në Georgia, guvernatori Nathan Deal ka deklaruar tashmë gjendjen e jashtëzakonshme. Ndërkohë, shumë spektakolare është ngrirja e ujit në ujëvarën Niagara./abcnews.al
Ngrin ujëvara në SHBA
schedule16:41 - 4 Janar, 2018
schedule 16:41 - 4 Janar, 2018
